Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Serbi-Shqipëri nuk zhvillohet në Beograd, Vuçiç e ka bindje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nuk ka dilema. Ndeshja kualifikuese e Botërorit mes Serbisë dhe Shqipërisë nuk do mbahet në Beograd, por në Leskovac. “Nuk e di kush e ndryshoi stadiumin për Anglinë. Ndoshta federata nuk e ka përballuar dot presionin nga ambasada britanike. E luajtëm ndeshjen në Beograd në një atmosferë që nuk i bën mirë kombëtares. Aty tifozët nuk e duan kombëtaren dhe e pamë të gjithë se çfarë ndodhi në tribunë dhe në fushë. Më thonë nga federata, që me Shqipërinë do të luajmë në Leskovac. Lajm shumë i mirë. Aty e duan kombëtaren dhe atmosfera është pozitive. Nuk e di nëse do të kemi tifozë, sepse FIFA dhe UEFA mund të na dënojnë për idiotësirat që ndodhën ndaj Anglisë. Nëse po,...