Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Një “lojtar i Islandës” për Shqipërinë e Silvinjos, Përndrecaj flet mes krenarisë dhe sakrificës për fanellën, çfarë shembuli…
Fabjan Përndreca është një nga ato rastet që meriton vetëm duartokitje. Në ndeshjen Zvicër-Shqipëri U21, të mbyllur në shifrat 2-1, në minutën e fundit të ndeshjes, me zgjuarsisë Përndrecaj shmangu dy lojtarë kundërshtarë, por topi nuk iu bind dhe përfundoi ngjitur me shtyllën. Shumë pranë! Por më shumë se goli, ajo që kishte rëndësi të madhe dhe bëri përshtypje ishte padyshim shpirti i hedhur në fushë nga lojtarët e Superiores për Shqipërinë U-21 dhe përjetimi i tyre. Me duart në kokë dhe me një dëshirë për të ngrënë veten me dhëmbë nga nervat, përjetimi i Përndrecajt ishte shumë më tepër sesa një ndeshje miqësore. Sepse të luash për Shqipërinë nuk ka kurrë miqësore, por vetëm përfaqësim kombi. Për këtë arsye Koha Shtesë i ka kushtuar...