Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Nuk mjaftuan 12 largime? United i thotë ‘mirupafshim’ një tjetër lojtari pas verës
14 Shtator 2025 15:20 Telesport Manchester United largoi 12 lojtarë në merkaton e verës (huazime ose shitje përfundimtare), por duket se ende po largon të tjerë. I radhës pritet të jetë Sam Mather, 21 vjeç, i cili ishte thuajse i transferuar te Kayserispor në Turqi, por për probleme burokratike nuk arriti ta finalizonte kalimin. Sipas Manchester Evening News, ai pritet të stërvitet me ekipin e parë dhe të luajë në disa ndeshje të akademisë, derisa të gjejë një skuadër tjetër. Opsionet janë kampionate si në Izrael, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar, ku lejohen ende transferimet.