Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Dhunuan gazetarin, reagon ekipi i Flamurtarit: Kishin armë të sofistikuara, ishin kamufluar
Flamurtari Football Club ka dënuar ngjarjen e ndodhur gjatë ndeshjes Tirana – Flamurtari, ku sipas klubit, një grup i paidentifikuar personash ndërhyri në mënyrë të paligjshme duke penguar administratorin e klubit të kryente funksionet e tij. Në një postim në rrjetet sociale klubi dyshon se anëtarë të këtij grupi, ishin kamufluar si gazetarë dhe të pajisur me armë të sofistikuara. “Ky akt është i papranueshëm dhe përbën një përpjekje të qartë për të denigruar dhe penguar aktivitetin sportiv të Flamurtarit. Dyshimet tona janë serioze se anëtarë të këtij grupi, të kamufluar si gazetarë, kanë qenë të pajisur edhe me armë të sofistikuara, çka e bën edhe më të rëndë ngjarjen dhe rrezikun e krijuar për sigurinë e pjesëmarrësve”. Flamurtari e cilëson këtë akt për intimidim...