Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Marc Marquez nuk gabon dhe triumfon në Misano, një fitore larg titullit kampion
14 Shtator 2025 14:53 Telesport Piloti spanjoll Marc Marquez fitoi sot garën e Cmimit të Madh të San Marino në MotoGP, zhvilluar në Misano. Një sukses i merituar i piltotit të Ducati, që ndryshe nga dje, nuk u rrëzua dhe e çoi garën deri në fund. Në vendin e dytë u klasifikua piloti italian i Aprilia, Marco Bezzecchi, ndërsa në të tretin u rendit spanjolli Alex Marquez me Ducati Gresini. Fitorja e sotme afron edhe më shumë Marc Marquez me titullin kampion këtë sezon. Ai mund ta festojë atë në garën e ardhshme, në Japoni, në rast se fiton. Për sa i përket garës së sotme, ajo ishte një sfidë dyshe mes dy të parëve. Marc Marquez mori kreun në mesin e garës dhe e...