Sylvinho e ka “harruar”, ylli shqiptar shkëlqen me gol dhe asist në Angli dhe vlerësohet sërish si më i miri i ndeshjes

Sylvinho e ka “harruar”, ylli shqiptar shkëlqen me gol dhe asist në Angli dhe vlerësohet sërish si më i miri i ndeshjes

Anis Mehmeti ishte protagonisti absolut në fitoren mbresëlënëse të Bristol City në transfertë ndaj Sheffield United, me rezultatin e pastër 0-3, në kuadër të javës së fundit të Championship. Sulmuesi shqiptar jo vetëm që shënoi një gol dhe dhuroi një asist, por ishte vazhdimisht i rrezikshëm për mbrojtjen vendase, duke bërë që platforma “Sofascore” ta vlerësojë me notën më të lartë të ndeshjes – 8.0, më e larta në të gjithë takimin. Mehmeti goditi drejt portës pesë herë, ndërsa në një rast tronditi edhe shtyllën. Dy nga pasimet e tij rezultuan kyçe në aksione të rrezikshme për ekipin e tij, duke konfirmuar formën e shkëlqyer në këtë fillim sezoni. Ky nuk është rasti i parë që 23-vjeçari shqiptar shkëlqen në Championship. Edhe sezonin e kaluar...