Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Nuk iu bind urdhërit të policisë për të ndaluar automjetin që drejtonte, arrestohet 29-vjeçari në Gjirokastër
Një 29-vjeçar është arrestuar nga Policia e Gjirokastrës pasi duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar mjetin. Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël municioni luftarak, 1 fenelinë dhe 2 armë të ftohta. Njoftim i Policisë: Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 29 vjeç, banues në fshatin Salari, pasi duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin. Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël municioni luftarak, 1 fenelinë si ato të Policisë dhe 2 armë të ftohta. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë...