Sylvinho e injoron, Mehmeti shkëlqen! Sulmuesi 24-vjeçar gol, asist dhe shtyllë te Bristol City në Angli

Sylvinho e injoron, Mehmeti shkëlqen! Sulmuesi 24-vjeçar gol, asist dhe shtyllë te Bristol City në Angli

Anis Mehmeti vazhdon të shkëlqejë në Angli me Bristol City. Sulmuesi anësor, sa më shumë  injorohet nga trajneri i Kombëtares Silvinjo, aq më tepër është rezultativ në Championship me gola dhe assist. Edhe në duelin e javës së pestë ai e ndihmoi skuadrën e vet Bristol City të fitonte 3 me 0 jashtë fushe kundër Shefil Wednisday. Miqtë kaluan në avantazh që në minutën e 6 me anë të Amas, por aksioni që prodhoi këtë avantazh lindi nga këmbët e Mehmetit në të majtë të sulmit. Futbollisti shqiptar dha një tjetër asist të bukur për Riss, i cili dyfishoi shifrat. 24-vjeçari nuk u mjaftua me kaq por ia doli të lërë shenjën e tij me gol në këtë ndeshje në  minutën e 32. Për Mehmetin...