Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vjedhje në kishë, ndërtim pa leje dhe aksident, 4 në pranga në Vlorë, 3 nën hetim
Katër persona kanë rënë në prangat e Policisë së Vlorës për vepra të ndryshme penale. Sipas policisë një 45-vjeçar u arrestua pasi ka ndërtuar një shtëpi druri në fshatin Vuno si dhe ka vendosur 4 kontejnerë pa lejen e organeve kompetente. Një 31-vjeçar u arrestua pasi theu urdhrin e mbrojtjes dhe kërcënoi me thikë babain e tij në Vlorë. Ndërsa dy të tjerë ranë në prangat e policisë sepse u konstatuan duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur ndërsa njëri prej tyre përplasi edhe dy makina të parkuara duke plagosur një pasagjere. Kjo e fundit është transportuar për mjekim më të specializuar në Tiranë. Policia ka nisur hetimet për një 72 vjeçar nga Zvërneci, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash nga arka e...