Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Allegri nuk pret! Rabiot e nis menjëherë titullar! Formacioni i mundshëm me Bologna
14 Shtator 2025 12:08 Telesport Allegri ka një lojtar të preferuar dhe nuk e fsheh kurrë. Ai është Rabiot. Me t’u prezantuar në Milano, trajneri i “Djallit” ka vendosur që francezi ta nisë menjëherë si titullar. Bologna do të jetë ndeshja e tij e parë me fanellën kuqezi. Mesfushori pritet të luajë me Fofana dhe Modric, kurse Loftus-Cheek do të spostohet përpara në rolin që zakonisht e luan Christian Pulisic, pas shpatullave të Santiago Gimenez. Formacioni i mundshëm: Maignan – Tomori, Gabbia, Pavlovic – Saelemaekers, Fofana, Modric, Rabiot, Estupinan – Loftus-Cheek – Gimenez