Shfaqje të papritura në Tiranë, Rama ndan mesazhin e Angjelin Preljocajt: Do të jetë Festivali i Parë Ndërkombëtar

Shfaqje të papritura në Tiranë, Rama ndan mesazhin e Angjelin Preljocajt: Do të jetë Festivali i Parë Ndërkombëtar

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një videomesazh të yllit botëror të koreografisë, Angjelin Preljocaj, i cili njofton Festivalin Ndërkombëtar të Vallëzimit në Tiranë, duke i ftuar të gjithë qytetarët. “Mirëmëngjes dhe me ftesën e vetë yllit botëror të koreografisë, shqiptaro-francezit Angjelin Preljocaj, për të marrë pjesë në një festë të vërtetë të vallëzimit modern, në 10 hapësira publike surprizë të kryeqytetit, nga 9 – 25 tetor, ju uroj të diel të qetë”, shkruan Rama në postimin e tij. Ndërkohë, në videomesazh, Perljocaj thotë: “Përshëndetje Tirana. Unë jam Angjelin Preljocaj. Jam vërtet i lumtur dhe i nderuar t’ju ftoj në Festivalin e parë Ndërkombëtar të Vallëzimit në Tiranë që do të zhvillohet nga data 9 deri më 25 tetor. Këtë vit, krahas disa prej shfaqjeve më...