Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Mësuesia e gazetaria në rënie të lirë! Ç’po ndodh me arsimin e lartë në Shqipëri
Gjatë dekadës së fundit, fushat klasike të studimeve të larta kanë humbur terren në mënyrë drastike. Shkencat humane, artet, degët e arsimit, shkencat sociale kanë parë një përgjysmim të numrit të studentëve ndërmjet 2016-2024. Në të kundërt, inxhinieria, mjekësia dhe degët tyre kanë shënuar rritje dyshifrore të numrit të studentëve në 8 vitet e fundit. Këtë vit, oferta akademike zgjerohet me hyrjen në treg të Institutit të Teknologjisë Rochester (RIT) me programe në informatikë dhe inxhinieri. Sfidat e arsimit të lartë Revolucioni teknologjik po orienton me shpejtësi studimet e larta drejt degëve të inxhinierisë, teknologjisë, informatikës, etj., kudo në botë, teksa edhe Shqipëria është në këtë trend. Numri i studentëve pësoi tkurrje me 11.8% ndërmjet 2016 dhe 2024, si pasojë e rënies së popullsisë së...