Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Evi Kokalari shpërthen ndaj Berishës: Je hipokrit, mos e përmend kurrë Charlie Kirk. Mbajte peng..
Aktivistja shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari, ka reaguar me tone të ashpra ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, pas deklaratës së këtij të fundit për vrasjen e Charlie Kirk në SHBA. Në një postim në profilin e saj në rrjetin social X, Kokalari i kërkon Berishës të mos përdorë emrin e Kirk, duke e akuzuar atë për hipokrizi dhe për një sërë veprimesh politike që, sipas saj, kanë dëmtuar Shqipërinë dhe kauzën konservatore. Kokalari sjell në vëmendje anëtarësimin e Shqipërisë në Konferencën Islamike, akuzat për dhunë në Parlament, lidhjet me George Soros, si edhe një incident të vitit 1997 me ambasadoren amerikane Marisa Lino. Ajo e konsideron Berishën si shkaktar të pengmarrjes së konservatorizmit në Shqipëri dhe i bën thirrje të qëndrojë në heshtje. “Rri jashtë kësaj radhe, të...