Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            “S’ka garanci kundër korrupsionit”, Malaj paralajmëron: Diella rrezikon të merret peng
                            Për ish-ministrin Arben Malaj, inteligjenca artificiale nuk duhet absolutizuar, duke rikujtuar rastin e e-albania, e cila sipas tij u krijua me nxitim dhe pa mbrojtje kibernetike dhe për këtë arsye u hakerua. Malaj tha se Diella rrezikon të merret peng dhe se nuk ka garanci që inteligjenca artificiale do të kontrollojë korrupsionin “Ne e krijuam e-Albania me hapa të nxituara pa krijuar siguri kibernetike. Dolën agjentët e shërbimit sekret me emra e mbiemër e adresë. Pra rrezikon që Diella të merret peng. Këta sot do të hakerojnë sistemin. Mos ta bëjmë absolute. Të ndjekim direktivat e BE. Nuk ka garanci që inteligjenca artificiale do të kontrollojë korrupsionin. Ajo është një softëare që do e krijojë një njeri”, tha Malaj.