“Kemi shumë për të përmirësuar”, Martini gjen gabime edhe pas fitores 4-1: Të vijë kundërshtari një herë në zonë dhe të shënojë…

“Kemi shumë për të përmirësuar”, Martini gjen gabime edhe pas fitores 4-1: Të vijë kundërshtari një herë në zonë dhe të shënojë…

E pabesueshme, por e vërtetë. Partizani humbi me shifrat 4-1 një ndeshje që ishte në baraspeshë deri në minutën e 91-të. Të kuqtë kaluan të parët në epërsi në “Loro Boriçi” falë golit të shënuar nga Gudjufi në minutën e 26.  Vetëm 10 minuta më vonë Balaj barazoi shifrat në 1-1, të cilat mbetën të pandryshuara deri në momentet e fundit të lojës. Gjatë kohës së shtuar ndodhi ajo që më pak pritej. Balaj në minutën e 91-të, Hakaj në të 93-tën dhe Bismarku në minutën e 97 përmbysën Partizanin me rezultatin përfundimtar 4-1. Kjo është fitorja e dytë në po aq ndeshje për shkodranët, që tashmë udhëheqin përkohësisht tabelën e renditjes. Martini (Vllaznia): “Mendoj që kemi shumë gjëra për të përmirësuar, sidomos në aspektin...