Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Tudor dhe Chivu flasin pas “Derby d’Italia”: Ishte një ndeshje e çmendur…
Juventus fitoi 4-3 ndaj Interit në “Derby d’Italia”, e luajtur në “Allianz Stadium”. Menjëherë pas ndeshjes, kanë folur edhe dy trajnerët respektivë. “Ishte një ndeshje e çmendur, shumë gola, ulje-ngritje, në fund jemi shumë të lumtur që mundëm një ekip të shkëlqyer me cilësi të lartë, si Inter, por nuk ishte një perfomancë e shkëlqyer nga ana jonë. Por, jemi të kënaqur, ishte ndeshja e tretë, kemi edhe 35 të tjera për të luajtur. Adzic na dha fitoren? Gjatë pesë ose gjashtë muajve të fundit kemi punuar me të, sepse besojmë në cilësinë e tij. E pamë gjatë gjithë javës se ishte në formë të mirë dhe ndaj e hodhëm në fushë. Ai ka një goditje nga distanca që është sinqerisht e rrallë në futboll....