Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tritoli në hotelin e Vangjush Dakos, reagon policia
Mbrëmjen e sotme Durrës është gjetur një sasi tritoli pranë një hoteli jashtë funksionit, i cili është në pronësi të ish-kreut të Bashkisë, Vangjush Dako. Lënda shpërthyese ishte lidhur me një telefon celular, ndërsa policia ka kërkuar ndihmën e forcave xheniere nga Tirana për të kryer një shpërthim të kontrolluar. Zona rreth hotelit është bllokuar dhe është evakuuar për sigurinë e banorëve dhe turistëve. Lagjja 1, ku ndodhet hoteli, është një nga zonat më të vjetra dhe më të frekuentuara të Durrësit. “Tritoli ishte lidhur me celular. Policia ka gjetur lëndë eksplozive, e lidhur me telefon. Është kërkuar ndihma e forcave xheniere nga Tirana që të bëjë shpërthim të kontrolluar dhe ata do bëjnë shpërthimin e kontrolluar. Policia ka rrethuar zonën, ka bërë largimin e...