Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
E PABESUESHME/ Po barazonin deri në minutën e 90, Vllaznia i shënon 3 gola Partizanit në minutat shtesë
E pabesueshme, por e vërtetë. Partizani humbi me shifrat 4-1 një ndeshje që ishte në baraspeshë deri në minutën e 91-të. Të kuqtë kaluan të parët në epërsi në “Loro Boriçi” falë golit të shënuar nga Gudjufi në minutën e 26. Vetëm 10 minuta më vonë Balaj barazoi shifrat në 1-1, të cilat mbetën të pandryshuara deri në momentet e fundit të lojës. Gjatë kohës së shtuar ndodhi ajo që më pak pritej. Balaj në minutën e 91-të, Hakaj në të 93-tën dhe Bismarku në minutën e 97 përmbysën Partizanin me rezultatin përfundimtar 4-1. Kjo është fitorja e dytë në po aq ndeshje për shkodranët, që tashmë udhëheqin përkohësisht tabelën e renditjes./Sport Ekspres/