Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Bayern “manita” ndaj Hambruger SV, Harry Kane shkruan historinë (video)
13 Shtator 2025 20:28 Telesport Bayern Munich ka fituar 5-0 ndaj Hamburger SV në “Allianz Arena”, për javën e tretë të Bundesligës. Serinë e golave e hapi Serge Gnabry pas 3 minutash lojë, anësori shënoi me një goditje të fuqishme brenda zonës. Në minutën e 9-të ishte radha e Pavlovic për të shënuar goline dytë, pas një kombinimi të bukur me Harry Kane. Në minutën e 24-të, arbitri jep penallti për bavarezët pas prekjes së topit me dorë brenda zonës. Topin e merr Harry Kane, i cili nuk gabon dhe shënon golin e tretë. Ky është goli i 67-të për anglezin në 66 ndeshje në Bundesligë dhe tashmë ai ka shënuar ndaj çdo ekipi me të cilin është përballur. Në minutën e 30-të ishte radha...