Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
VIDEO/ Çmenduri në derbin e Italisë, një gol spektakolar në fund të ndeshjes i jep Juves fitoren 4-3 ndaj Interit
Derbi i Italisë ka dhuruar spektakël për të gjithë sportdashësit. Juventusi ka mposhtur Interin me shfrat 4-3 në ballafaqimin e tyre të parë në këtë sezon të ri. Kelli kaloi në epërsi bardhezinjtë që në minutën e 14, por Hakan Çalhanogluja ktheu sërish baraspeshën në minutën e 30. Megjithatë, festa e zikaltërve zgjati pak, pasi në minutën e 38 Jëlldizi vulosi rezultatin e pjesës së parë në 2-1. Golat nuk reshtën as në fraksionin e dytë të lojës. Çalhanogluja në minutën e 65-të dhe Turami në të 76-n përmbysën përkohësisht rezultatin në favor të Interit. Megjithatë, “zonja e vjetër” nuk u dorëzua. Kemfres Turami shënoi me kokë në minutën e 83-të, ndërsa në të 93-tën Adziçi i shtangu të gjithë me golin e tij spektakolar...