Ditë “jo” në Botërorin e Mundjes, dështon edhe Abakarov, mposhtet në sfidën e dytë

Ditë “jo” në Botërorin e Mundjes, dështon edhe Abakarov, mposhtet në sfidën e dytë

Botërori nuk ka nisur mirë për sportistët kuqezi në mundje, teksa pas Dudaev, tani është eleminuar edhe mundësi Zelimhan Abakarov, në peshën 61 kg të stilit të lirë. Fillimisht Abakarov dha përshtypjen se do arrinte diçka të madhe, por nuk ndodhi, pasi në sfidën e dytë, ai u mund 7-4 nga moldavi Leomid Kolesnik. Humbja e këtij të fundit në raundet e tjera bën që Abakarov të mos mund të ripeshkohet. Tani vëmendja është tek Valiev, pritshmëritë ndaj të cilit janë të mëdha.  Kujtojmë që Botërori i Mundjes po mbahet në Kroaci.   © BalkanWeb