Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Juventus përmbys Interin në një thriller spektakolar 4-3
Në një ndeshje të paharrueshme në Torino, Juventus arriti një fitore dramatike 4-3 kundër Interit, falë një goli të jashtëzakonshëm nga talenti i ri Vasilije Adzic në minutën e 90+1’. Kjo përballje ishte e mbushur me emocione, gola të bukur dhe përmbysje të njëpasnjëshme. Juventus e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte, kur në minutën e 14’ Lloyd Kelly shënoi golin e parë pas një krosimi të shkëlqyer, duke kaluar bardhezinjtë në avantazh. Megjithatë, Inter reagoi shpejt dhe në minutën e 31’, Hakan Calhanoglu barazoi rezultatin me një goditje precize. Vetëm tetë minuta më vonë, Kenan Yildiz riktheu epërsinë për Juventusin me një perlë nga distanca. Pjesa e dytë nisi me një ritëm të lartë. Inter barazoi sërish në minutën e 66’ me Calhanoglun që realizoi...