Një “Derby d’Italia” totalisht i çmendur, Juventus fiton në frymën e fundit falë një 19-vjeçari (video)

Një “Derby d’Italia” totalisht i çmendur, Juventus fiton në frymën e fundit falë një 19-vjeçari (video)

“Derby d’Italia” mes Juventusit dhe Interit, i 253-ti në histori, është mbyllur 4-3 për bardhezinjtë, duke dhuruar emocione nga fillimi i ndeshjes e deri në sekondën e fundit. Igor Tudor e nisi me këtë formacion titullar: Di Gregorio; Gatti, Bremer, Kelly; Kalulu, Locatelli, Thuram, McKennie; Koopmeiners, Yildiz; Vlahovic Ndërsa Cristian Chivu e nisi me këtë formacion titullar: Sommer; Akanji, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Carlos Augusto; Lautaro, Thuram. Sfida u zhbllokua në minutën e 13-të, ku Lloyd Kelly shënon golin e parë me fanellën e Juventusit dhe e bën pikërisht në derbi. Anglezi shënoi pas një aksioni të gjatë të bardhezinjve dhe asistit të Bremer. Barazimi i zikaltërve do të vinte në minutën e 30-të me Hakan Çalhanoglu, i cili shënoi një supergol me...