Me një lojtar më pak për më shumë se 60 minuta, por Real Madrid del me 3 pikë nga “San Sebastian” (video)

Me një lojtar më pak për më shumë se 60 minuta, por Real Madrid del me 3 pikë nga “San Sebastian” (video)

Real Madrid ka fituar 1-2 në transfertë në “San Sebastian” ndaj Real Sociedad, e vlefshme për javën e katërt të La Ligës. Madrilenët gjetën fillimisht golin që në minutën e 2-të me Arda Turan, por u anullua për pozicion të parregullt. Gjithsesi goli për Real Madrid nuk vonoi, Kylian Mbappe zhbllokoi shifrat në minutën e 12-të. Francezi përfitoi nga një top i gabuar i kthyer mbrapsht nga lojtari i Sociedad dhe bëri mirë gjithçka vetë, duke e dërguar në rrjetë. SHIKOGOLIN Në minutën e 32-të, Dean Hujisen ndëshkohet direkt me karton të kuq pasi ishte lojtari i fundit dhe ndaloi në mënyrë të parregullt Mikel Oayrzabal. Ky është kartoni i dytë për qendërmbrojtësin e ri në 8 ndeshje me Real Madrid. Ndëshkimi më të kuq...