Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Miratohet granti 60.5 mln euro për linjën hekurudhore Durrës-Rrogozhinë
Qeveria shqiptare ka miratuar grantin e Bashkimit Evropian në vlerën 60.5 milionë euro, për linjën hekurudhore Durrës-Rrogozhinë. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, përmes një postimi në rrjete sociale, konfirmon miratimin e grantit evropian, teksa cilëson se kjo linjë hekurudhore është një nyje e rendësishme e “Korridorit VIII” që lidh Shqipërinë, Italinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut. “Qeveria shqiptare ratifikon marrëveshjen e grantit të BE prej 60.5 mln euro për linjën hekurudhore Durrës – Rrogozhinë, një nyje e rëndësishme kjo e “Koridorit VIII” që lidhe Shqipërinë, Italinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke sjellë përfitime civile, ekonomike dhe ushtarake. Investimi kap vlerën e 120.5 mln eurove dhe do mbulohet me grant nga BE-ja dhe kredi nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si edhe...