Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Botërori i Mundjes/ Abakarov humbet në përballjen e dytë dhe eliminohet nga gara për medalje
13 Shtator 2025 18:00 Telesport Pas Islam Dudaev, eliminuar që pas humbjes në përballjen e parë në peshën 70kg (stili i lirë), ka ardhur edhe eliminimi i mundësit tjetër kuqezi Zelimkhan Abakarov, në peshën 61kg të stilit të lirë. Të dy mundësit kanë garuar në ditën e parë të Botërorit të mundjes që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë. Abakarov e nisi mirë këtë turne, duke fituar 3-0 përballjen e parë ndaj turkut Emrah Ormanoglu. Në sfidën e dytë, mundësi shqiptar u mund 7-4 nga moldavi Leomid Colesnic, duke mos patur shanse të avancojë më tej. Eliminimi i Colesnic në raundet e tjera ki ka hequr mundësi Abakarov të ripeshkohet e synojë medalje. Në këtë botëror, për ngjyrat kuqezi do të garojnë ditët në vijim...