Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Burim Ramadani: Goditja amerikane e shkërmoq Kosovën
Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të pezulluar dialogun strategjik me Kosovën, sjell vetëm dëme për këtë të fundit. Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, tha për Tvklan.al se goditja amerikane e shkërmoq Kosovën, pasi sipas tij, ajo është trajtuar si “foshnje” amerikane. “Në përgjithësi, Kosova është parë dhe trajtuar si projekt (foshnje) amerikan. Edhe në siguri e mbrojtje, edhe në qëndrueshmëri, edhe në diplomaci, edhe në raporte tjera. Goditja amerikane e shkërmoq Kosovën, e cila tashmë është para kolapsit të plotë si shtet”, tha ai. Ramadani u shpreh se Prishtina zyrtare “është vendosur në nivel të shteteve jo-aleate me SHBA-të dhe kjo vetvetiu nënkupton degradim të pozicionit rajonal e ndërkombëtar të Kosovës”. Sipas Ramadanit, periudha e gjatë e mungesës së ndarjes së informacionit dhe bashkëpunimit praktik...