Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Ali Podrimja: Fishta – ndërgjegjja e kombit
Nga Ali Podrimja 1. Në moshën katërmbëdhjetë vjeçare shfletova për herë të parë “Lahutën e Malcis”. Im atë nuk e di ku e kishte gjetur, në cilin kënd të antikuariatit të gjërave të çmuara, siç e quanim qytetin, aty nën Çabrat, ku dhuna serbe bënte çmos të zhbinte çdo vlerë tonën shpirtërore që mbante gjallë kujtesën. Mbi tavolinë, aty në kënd të dhomës, ku qëndronte deri vonë llamba e ndezur, im atë e kishte vënë librin e anatemuar dhe kishte pëshpëritur: “Dy ditë ke afat ta lexosh”. Kisha pastruar tavolinën dhe kisha zënë ta shfletoja. Më bëhej se gëlltitja çdo germë, varg e këngë. Përballesha me poetin, për të cilin kisha dëgjuar shumë çka, sidomos për dinjitetin e guximin e tij prej krijuesi. Nga faqja...