Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Të hapen kamerat”/ Ndërroi jetë pas 10 ditëve në paraburgim, reagojnë familjarët e Koçiut: Nuk iu dha ndihma e parë
Besnik Koçiu, i dyshuar për plagosje u izolua me vendim të Gjykatës së Tiranës në paraburgimin 313, por pa mbushur as 10 ditë nga qëndrimi në arrestim, ai ndërroi jetë. Gjykata e Tiranës nuk mori në konsideratë pretendimet e avokatit, për një masë më të lehtë sigurie, ndonëse Koçiu ishte me probleme të rënda shëndetësore dhe i rrezikohej jeta. “Ka pasur probleme të rënda shëndetësore. Ai nuk duhet të rrinte qoftë dhe një moment, qoftë dhe një orë në paraburgim, ku ata e lanë dhe nuk morën asnjë lloj masë për shëndetin e tij. Vuante nga një goditje në tru, ishemi, diabet dhe shumë sëmundje të tjera. Ne paraqitem të gjithë dokumentacionin që i përkiste për pjesën e shëndetit të vëllait tonë, por ata nuk...