Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“U rrit me dy etër e me dy nëna”/ Kabo profil për Reshat Arbanën: Nderi ynë mbarëkombëtar në 85-vjetorin e lindjes…
Nga Prof. Dr. Përparim Kabo Kur shkruan për një artist të skenës dhe të ekranit të përmasave të Reshat Arbanës, natyrshëm pyet veten: “Përse njeriu Reshat Arbana u bë artist? Cila është udha që e çoi te suksesi? Çfarë ka ndodhur, që ai është i tillë, me përmasa mbarëkombëtare?” Nuk gjen shqiptar, kudo në botë, që nuk e njeh Isa Buletinin, te filmi “Nëntori i dytë”, i regjisorit Viktor Gjika, sjellë mjeshtërisht nga Reshat Arbana. Ajo përkulja epike e tij, me palën e flamurit kuq e zi dhe puthja aq njerëzore, që edhe me heshtje duket se thotë se cilët jemi ne shqiptarët, edhe pse historia jonë ka pasur kaq shumë tragjizëm! Nuk ka shqiptar që, kur dëgjon Reshat Arbanën, të recitojë Gjergj Fishtën, Ali...