Flick, shumë kritik me kombëtaren spanjolle: Jam i trishtuar për Yamal, e aktivizuan me analgjezikë

Flick, shumë kritik me kombëtaren spanjolle: Jam i trishtuar për Yamal, e aktivizuan me analgjezikë

13 Shtator 2025 14:06 Alfred Lleshi Hansi Flick nuk i kurseu kritikat kundër Federatës Spanjolle për rastin e Lamine Yamal. Para ndeshjes me Valencian, trajneri i Barcelonës sqaroi situatën: “Nuk do të jetë i disponueshëm ndaj Valencias. Është për të ardhur keq, por u kthye nga kombëtarja me dhimbje dhe nuk është gati”. Më pas shpërtheu me kritika të forta: “Shkoi me shqetësime dhe u kthye me dhimbje. Në kombëtare i dhanë analgjezikë, luajti 79 minuta në ndeshjen e parë dhe 73 në të dytën. Kjo nuk është mënyra e duhur e kujdesjes për lojtarët. Spanja ka lojtarë të mëdhenj dhe duhet t’i mbrojë. Jam i trishtuar”. Sa i përket komunikimit me trajnerin e Spanjës, ai pranoi: “Nuk kam folur me të, vetëm një mesazh...