“Jam një luftëtar”, Ismajli: Shiriti me Shqipërinë moment historik (VIDEO)

“Jam një luftëtar”, Ismajli: Shiriti me Shqipërinë moment historik (VIDEO)

Një Ismajli në 360 gradë, një rrëfim i plotë për faqen e Torinos, ku u prezantua zyrtarisht edhe për tifozët. Nga ambientimi në qytet te rrënjët e familjes dhe shumë detaje të tjera, Ismajli nuk u kursye duke zbuluar detaje shumë interesante mbi jetën e tij: “Jam këtu prej disa javësh, jam i kënaqur, edhe familja ime e pëlqen shumë këtë vend. E kemi vizituar qytetin, pak nga pak do të shohim gjithçka”, u shpreh Ismajli. Qendërmbrojtësi kuqezi foli më pas për familjen e tij: “Jemi të gjithë shqiptar, unë nga Kosova, jemi 3 fëmijë, 2 djem dhe 1 vajzë. Babai merret me politikë, vëllai është polic, por më parë ka luajtur futboll, ndërsa motra eksperte IT. U largova nga Kosova për të shkuar në...