Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Operacion policor/ Asgjësohen 9317 bimë narkotike, shpallet në kërkim 52-vjeçari, procedohet kryeplaku
Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata” vijon me intensitet në të gjithë territorin e qarkut Shkodër. Gjatë kontrolleve të fundit janë zbuluar dhe asgjësuar plot 9317 bimë narkotike, të dyshuara si Cannabis Sativa, të mbjella në zona të ndryshme malore dhe në afërsi banesash. Në fshatin Kamicë, një 52-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi u zbulua se kishte kultivuar 46 bimë narkotike në oborrin e banesës së tij. Në lidhje me këtë rast, ka nisur procedimi edhe për kryetarin e fshatit Ndrejaj, i cili akuzohet për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka pasur dijeni dhe nuk ka vepruar sipas ligjit. Në zonat e thella të Shllakut, Temalit, Shoshit dhe Pultit, janë asgjësuar me zjarr mbi 8900 bimë kanabisi, të mbjella në parcela të izoluara, të vështira...