Talent, guxim, pavarësi dhe ëndrra e “Topit të Artë”; ja pse 18-vjeçari Yamal është i papërmbajtshëm

Talent, guxim, pavarësi dhe ëndrra e “Topit të Artë”; ja pse 18-vjeçari Yamal është i papërmbajtshëm

Lamine Yamal, vetëm 18 vjeç, vazhdon t’i tejkalojë limitet në të gjitha nivelet. Ndërsa merr komplimente nga mitet e futbollit, shokët dhe rivalët, si dhe vazhdon të thyejë rekorde, popullariteti i tij rritet çdo ditë. Në një intervistë për MD, rrëfen: “Flick më transmeton shumë besim, më thotë ta shijoj çdo moment, të jem i guximshëm dhe të mos e humbas thelbin tim të lojës”. Për karakterin dhe pavarësinë: “Mendoj se po. Në futbollin elitar është shumë e rëndësishme të besosh te vetja dhe të kesh karakter. Gjithmonë me përulësi, por duke ditur që nëse je aty është sepse ke nivel për të konkurruar”. Ai punon për këtë edhe me psikolog sportiv, por gjithashtu e ka brenda vetes natyrshëm, që nga koha në “La Masia”. Për...