Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            UEFA vendos: Shqipëria nuk do të luajë në Beograd më 11 tetor
                            Tashmë është zyrtare, mësohet se ndeshja Serbi-Shqipëri e planifikuar për t’u zhvilluar në Beograd në stadiumin e Crvena Zvezdës “Rajko Mitić”, ku u luajt edhe ndeshja e fundit kundër Anglisë do të ndryshojë stadium. Pas kërkesës zyrtare të Federatës Serbe të Futbollit, ndaj UEFA-s është dhënë drita jeshile edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit, për të zhvilluar ndeshjen në propozimin e tyre që është stadiumi i Leskovaci, i quajtur “Doçica”. Ky impiant sportiv i rikonstruktuar në vitin 2023, ka një kapacitet modest prej 8000 vendesh, krahasuar me Marakanën në Beograd që ka një kapacitet prej rreth 52.000 vendesh, ku ishte përcaktuar fillimisht zhvillimi i ndeshjes me Shqipërinë. Ngjarjet e fundit në ndeshjen ndaj Anglisë pritet të sjellin edhe dënimin e rëndë për zhvillimin e ndeshjes...