Presidenti i Fenerbahçe: Luante vetëm në mbrojtje, ja pse e shkarkova Mourinhon

Presidenti i Fenerbahçe: Luante vetëm në mbrojtje, ja pse e shkarkova Mourinhon

13 Shtator 2025 9:47 Alfred Lleshi José Mourinho u shkarkua nga Fenerbahce pas vetëm një viti punë. Një rrugëtim që përfundoi me një tjetër largim të shtrenjtë në karrierën e tij. Vendimi erdhi jo vetëm pas humbjes në Champions League kundër Benfica, por kryesisht për shkak të stilit të tij të lojës, më shumë mbrojtës dhe kundërsulmues, që nuk përputhej me pritshmëritë e klubit turk për futboll sulmues. Presidenti Koc zbuloi se marrëdhëniet ishin prishur që nga sezoni i kaluar, pasi kërkesa ishte që skuadra të luante futboll më ofensiv: “Sezonin e kaluar nuk luajtëm futboll sulmues. Diskutuam për këto gjëra dhe mendova se ishim dakord”. Mourinho vazhdoi me filozofinë e tij, gjë që krijoi një diferencë ideologjike të thellë: “Më shqetësoi mënyra se si...