“Juventus-Inter? Nuk është ndeshje vendimtare, por mund të japë indikacione të qarta”

“Juventus-Inter? Nuk është ndeshje vendimtare, por mund të japë indikacione të qarta”

13 Shtator 2025 10:07 Alfred Lleshi Ciro Ferrara ka analizuar Juventusin aktual. Për drejtorin e ri Comolli: “Nuk e njoh, por komunikativisht duket se e ka kuptuar ambientin. Do ta gjykojmë me kohën, ashtu sikurse do të dimë ndikimin e blerjeve si Douglas Luiz, Koopmeiners dhe Nico, që sezonin e kaluar nuk performuan siç pritej”. Për Dusan Vlahovic: “Ka përjetuar një fund sezoni të vështirë, mendova se ndarja do të ishte rruga më e mirë. Sidoqoftë, duket se ka gjetur mënyrën për të dalë nga zona e rehatisë. Është një hap i rëndësishëm për motivime të reja. Është shumë i ri, me potencial të madh dhe mund të përmirësohet ende. Në dy javët e para i ka ndihmuar shumë shokët e skuadrës”. Për ndeshjen e...