Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
30 ditë afat për të larguar mjetet e braktisura/ Policia njofton pronarët e tyre për lirimin e hapësirave publike
Pronarët e automjeteve të braktisura duhet t’i largojnë ato brenda 30 ditëve, përndryshe policia bashkiake e Tiranës do të ndërhyjë për heqjen e tyre. Njoftimi i policisë bashkiake të kryeqytetit vjen në kuadër të punës për lirimin e hapësirave publike, një prioritet i shpallur nga kryeministri Edi Rama. Policia bashkiake e Tiranës njoftoi sot pronarët e mjeteve se, nëse nuk i largojnë ato brenda afatit të përcaktuar, automjetet do të transportohen në vendin e përcaktuar për depozitimin e mjeteve të braktisura. “Lirojmë hapësirat publike, përmirësojmë qarkullimin dhe krijojmë një qytet më të rregullt,” thekson policia bashkiake, duke kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve. Në këtë kuadër, policia bashkiake fton qytetarët të raportojnë çdo mjet të braktisur në lagjet e tyre, duke dërguar foto dhe lokacion në numrin...