Tudor: Ndaj Interit, jo vendimtare. Motivimi në duele të tilla nuk mungon kurrë

Tudor: Ndaj Interit, jo vendimtare. Motivimi në duele të tilla nuk mungon kurrë

13 Shtator 2025 8:16 Alfred Lleshi Igor Tudor, përpara “derby d’Italia” foli me qetësi e vendosmëri. Pas dy fitoreve në start dhe afrimit të Openda, Juventusi pret Interin në “Allianz Stadium”: “Interi ka pasur skuadrën më të fortë prej vitesh, por jemi vetëm në javën e tretë, nuk mund të jetë ndeshje vendimtare. Motivimi në duele të tilla nuk mungon kurrë”. Trajneri kroat theksoi se ekipi është gati, pas pushimit prej kombëtareve: “Unë ndiej pozitivitet, lojtarët e kanë motivim në sy. Diferencën e bën ruajtja e këtij motivimi gjatë gjithë sezonit”. Për Vlahovic tha: “Është mirë, shënoi me kombëtaren dhe shokët e duan”. Për Openda: “Ka nevojë për hapësira, është i fortë aty. David mund të luajë pranë një sulmuesi tjetër, ndërsa Dusan si sulmues...