Trashëgimia kulturore, prezantohet drafti i parë i planit të konservimit për parkun Bylis  

Trashëgimia kulturore, prezantohet drafti i parë i planit të konservimit për parkun Bylis  

Prezantimi i punës për planin e konservimit të parkut arkeologjik të Bylisit, që përfshin qytetet antike Bylis dhe Klos mblodhi drejtues të pushtetit vendor, specialistë të fushës së trashëgimisë kulturore, drejtues institucionesh dhe përfaqësues të komunitetit. Në ambientet e Bashkisë Mallakastër u prezantua drafti i parë i këtij plani konservimi. Ky projekt financohet nga Programi i Bashkimit Evropian EU-IPA II për Shqipërinë, në kuadër të nismës “EU for Economic Development – Tourism-led, Local, Economic Development, with a focus on Cultural Heritage”, me Agjencinë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS) si agjenci zbatuese. Në këtë takim për planin e konservimit të parkut arkeologjik të Bylisit, që përfshin qytetet antike Bylis dhe Klos morën pjesë kryetari i Bashkisë Mallakastër Qerim Ismailaj, drejtoresha e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë...