Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Formula e FIFA-s për kualifikimin në Botëror nxjerr në pah pakënaqësitë e Italisë, shembull avantazhi jepet për…
Adriatik BALLA Kualifikueset për Kupën e Botës këtë edicion në zonën europiane po dhurojnë befasi të mëdha, ku ka një rivalitet të spikatur në grupe, e ku shumë pak ekipe të mëdha si Anglia dominojnë në grupet e tyre, të tjerat rrezikojnë madje të mbeten edhe jashtë Botërorit, sikurse rrezikon Italia. Në fakt, mediat italiane kanë ngritur alarmin edhe për mënyrën se si funksionon formula e FIFA-s e cila dukshëm ka më shumë avantazhe për zonën e amerikanolatine. Sipas mediave sportive, Italia mund të detyrohet sërish të marrë pjesë në një ndeshje “play-off” ndërsa kërkon të kualifikohet për Kupën e Botës 2026. “Azzurrët” aktualisht ndodhen në vendin e dytë në Grupin I, gjashtë pikë prapa kryesueses Norvegjisë, megjithëse me një ndeshje më pak të zhvilluar....