Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ardijan Ismajli motivon tifozët e Torinos: Jam luftëtar, forca Toro!
Adriatik BALLA Mbrojtësi kuqezi Ardijan Ismajli, ka bërë një pasqyrim të jetës e karrierës së tij në faqen zyrtare të klubit të Torinos. “Përshëndetje, jam Ardian Ismajli, mbrojtës i Torinos. Erdha te Toro para disa javësh dhe jam shumë i lumtur. Edhe bashkëshortes sime i pëlqen shumë, kështu që mund të themi se jemi rehat në çdo drejtim. Ne themi gjithmonë se jemi të gjithë shqiptarë, por ka shqiptarë nga Shqipëria dhe shqiptarë nga Kosova. Unë jam shqiptar nga Kosova. Jemi tre fëmijë: unë, një vëlla tjetër dhe kemi edhe një motër. Babai punon në fushën e politikës. Vëllai ka luajtur futboll më parë, por tani nuk luan më, është bërë karabinier. Motra punon në fushën e informatikës. Unë që fëmijë kam ëndërruar të bëhem...