Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Bordin para Flamurtarit/ Konferenca e parë te Tirana, fjalë të ëmbla dhe shumë përgjegjësi
Tirana rikthehet të luajë në “Selman Stërmasi” pas shumë kohe. Debuton trajneri Roberto Bordin i cili në vigjilje të ndeshjes së ditës së shtunë ndaj Flamurtarit (16:00) ka deklaruar: “Faleminderit për urimet, e kemi pranuar me kënaqësi këtë sfidë të rëndësishme pasi Tirana është ekipi më i titulluar në Shqipëri. Sigurisht më ka bindur stafi drejtues, duke filluar nga presidenti, drejtori sportiv dhe Grenti, e nuk mora shumë kohë për ta pranuar këtë sfidë të rëndësishme. Sigurisht objektivi i klubit dhe i imi është që të arrijmë lart, janë edhe shumë ndeshje në dispozicion, është dhe koha e mjaftueshme për të njohur lojtarët duke pasur parasysh që ka pasur shumë lëvizje. Duhet shumë kohë dhe punë për të ecur përpara, por objektivi është ai që...