Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Bernardo Silva do largohet në fund të sezonit, Guardiola e gjen zëvendësuesin e portugezit te Barcelona
12 Shtator 2025 18:18 Telesport Në fund të këtij sezoni, që do të jetë i nënti për të me fanellën e Manchester City, Bernardo Silva do të largohet. Kontrata e mesfushorit portugez, skadon në qershor të këtij viti dhe pritet që ai të rikthehet si lojtar i lirë te Benfica. “TEAMtalk” raporton se Pep Guardiola ka piketuar që tani lojtarin që do të zëvendësojë Bernardo Silvën dhe ai është Fermin Lopez. 21-vjeçari u përfol shumë për një largim të mundshëm këtë verë nga Barcelona, por oferta e vetme zyrtare ishte ajo e Chelsea-s, rreth 40 milionë euro, e cila nuk u pranua nga katalanasit. Energjia në fushë, aftësia për të shënuar gola dhe shkathësia ofensive janë cilësi të lojtarit që Guardiola i admiron shumë. Megjithatë,...