Ronaldo kërkon transferimin surprizë nga Barcelona, edhe pse merkato për katalanasit është mbyllur

Ronaldo kërkon transferimin surprizë nga Barcelona, edhe pse merkato për katalanasit është mbyllur

12 Shtator 2025 18:39 Telesport Pas transferimit të Ingo Martinez, Al-Nassr po planifikon të bëjë një goditje tjetër surprizë te Barcelona. Duke qenë se merkato në Arabinë Saudie mbyllet më 23 shtator, Al-Nassr ka piketuar Marc Bernal, mesfushorin difensiv të Barcelonës, si një objektiv të madh për këto ditë të mbetura të merkatos. 18-vjeçari konsiderohet si një lojtar me të ardhme të madhe dhe duket e vështirë që Barcelona të heq dorë prej tij. Mesa duket Bernal është një zgjedhje tjetër e Cristiano Ronaldo-s, pasi me kontratën e re ylli portugez jo vetëm që është lojtari më i paguar në botë, por ka dhe të drejtën e vendimarrjes në klub, sidomos lëvizjeve në merkato. Ende nuk dihet shifra që Al-Nassr ofron për talentin e Barcelonës,...