Kryeministri me penel, jo me plan/ Rama kapet duke pikturuar në Parlament

Kryeministri me penel, jo me plan/ Rama kapet duke pikturuar në Parlament

Ditën e sotme në Parlamentin e Shqipërisë është mbajtur seanca e parë plenare për legjislaturën e re. Pak minuta më parë, deputetët e dalë nga zgjedhjet e 11 majit janë betuar në sallën e Kuvendit dhe kanë marrë mandatet. Ndërkohë duhet se kryeministri Edi Rama e ka ‘harruar’ për pak minuta politikën dhe i është futur pikturës. A2 CNN ka siguruar edhe një fotografi të Ramës, teksa kapet duke pikturuar në sallën e Kuvendit. Kujtojmë se paraditen e sotme, seanca plenare u shoqërua me tensione dhe debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës, me Partinë Demokratike që nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, pavarësisht vendimit për të hyrë në Kuvend.