Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Sot gëzojmë atë që dikur nuk e donim, paradoksi i analizave për Kombëtaren, ja pse 2-0 dhe 5-0 nuk janë kurrë njësoj
Silvinjo kritikohet, shumë herë me të drejtë për disa zgjedhje të pakuptueshme për ne. Por herë pas here, edhe me pak tepricë. Përshembull, pas ndeshjes Angli-Shqipëri të përfunduar në shifrat 2-0, të gjithë kritikuan trajnerin se përse nuk guxoi më shumë kundër Anglisë për të dalë me pikë. Sipas shumë specialistëve të futbollit, të humbësh në futboll 2-0 dhe të humbësh 5-0 është po njësoj. Por në mbrëmjen e 9 shtatorit, askush nuk u gëzua për fitoren 1-0 të Shqipërisë më shumë sesa u gëzua për fitoren 5-0 të Anglisë kundër Serbisë në mes të Beogradit. “Tani po, mund të bëjmë diçka”, thanë të gjithë, duke kuptuar qartësisht se një humbje 5-0 ka pasoja të serioze. Sepse të rrihesh lehtë dhe të rrihesh shumë, ndoshta...