Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Kandidati i PD për Tiranën/ Julian Deda ironizon Flamur Nokën: Mjek i niveleve europiane, ka eksperiencë në qendisje letrash
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Julian Deda, me ironi propozon që demokrati Flamur Noka të kandidojë për Bashkinë e Tiranës, duke e përshkruar atë si një personalitet të shquar që plotëson të gjitha kriteret e nevojshme. Me ironi, Deda shprehet se Flamur Noka është një mjek me përvojë dhe nivele europiane, me eksperiencë si ministër dhe në menaxhimin e projekteve të ndryshme. “Nisur nga rrethanat, unë mendoj se PD duhet të kandidojë në garën për Bashkinë e Tiranës Dr. Flamur Nokën. Personalitet i shquar, i cili plotëson të gjitha kriteret dhe dimensionet. Është mjek i niveleve europiane. Ka qenë ministër, pra ka eksperiencë në qendisje projektesh dhe letrash. Organizimin e Partisë për të larguar sa më shumë demokratë e njeh shumë mirë; mund...