“Nëse nuk rinovon deri në fund të vitit, në janar do shitet”, ultimatumi i Laportës për yllin e ekipit

“Nëse nuk rinovon deri në fund të vitit, në janar do shitet”, ultimatumi i Laportës për yllin e ekipit

12 Shtator 2025 16:55 Telesport Rinovimi i Frenkie de Jong me Barcelonën po kthehet në një “telenovelë”. Prej kohësh po përflitet se holandezi do rinovojë me katalanasit, por firma ende nuk ka ardhur. Kontrata e holandezit skadon në qershor të vitit 2026. I lodhur nga kjo situatë, Joan Laporta ka vendosur një ultimatum për lojtarin. “Në rast se nuk rinovon deri në fund të këtij viti, në janar do nxirret në shitje”, raportohet të ketë thënë Laporta. Pak muaj më parë, De Jong u largua dhe nga ish-agjenti i tij, Ali Dursun, i cili konisderohej si pengësë për mos rinovimin me Barcelonën. Por, sërish firma për rinovimin nuk ka ardhur ende, edhe pas largimit të Ali Dursun.