Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Leka Zogu kërkoi nuse në familjen mbretërore afgane, e refuzuan- historia e rrallë e treguar nga mbesa e princeshës
Nga Auron Tare Ajo që doja të ndaja në këtë tregim të shkurtër është se Saira Shah vjen nga një linjë e afërt me Familjen Mbretërore Afgane, megjithëse kishte lindur dhe ishte rritur në Londër. Me të qeshur më tha që nëse Halla e saj do të kishte pranuar propozimin e Princit Shqiptar Leka, sot mund të kishim një dinasti të re Shqiptaro-Afgane. Historia ishte mjaft interesante. Dukej se ishte koha kur Leka i Shqipërisë i vendosur në Spanjë po përpiqej të gjente një kandidate të mundshme me gjak mbretëror për të lidhur një krushqi dinjitoze. Ndoshta përpjekjet e tija nuk kishin dhënë rezultat dhe ndonjë i njohur i kishte treguar se në Londër gjendej një princeshë afgane që vinte nga një Familje e rëndësishme...